16:23 / 15.10.2020
Haxhi Krasniqi viziton Prekazin pas suksesit të arritur
Robin Haxhi Krasniqi, boksieri Kosovar i cili së fundi u shpall kampion i botës në boks, në kategorinë WBA dhe IBO, sot ka qëndruar në Kosovë, ku fillimisht mbajti një konferencë për media
Në këtë konferencë, Krasniqi, deklaroi se suksesin e tij ia dedikon edhe familjes Jashari dhe përulet para sakrificës së saj për Kosovën.
Gjatë ditës, Krasniqi, qëndroi te kullat e Jasharajve ku bëri foto me të pranishmit dhe me trofetë e fituar nga ai.























