Chelsea do ta largojë Kanten
BKT
Sport

Chelsea do ta largojë Kanten

Chelsea do t’i ndajë rrugët me mesfushorin francez N’Golo Kante në afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar “Daily Star”.

Kampioni i botës ishte mjaft i kërkuar gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo “blutë vendosën ta mbanin duke llogaritur në paraqitjet e tij.

Interi, Manchester Unitedi e Paris Saint Germaini ishin të interesuar për shërbimet e mesfushorit francez, mirëpo Frank Lampard nuk e lejoi largimin e tij.

Megjithatë, trajneri dhe lojtari tash nuk kanë raporte të mira, ashtu që largimi i Kantes duket se do të ndodhë na afatin kalimtar dimëror. Lampard është i interesuar të angazhojë një mesfushor tjetër, ashtu që do të bëjë vend duke e larguar 29-vjeçarin.