Morina: Ballkani fitoi për shkak të bankinës kualitative
BKT
Sport

Morina: Ballkani fitoi për shkak të bankinës kualitative

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina pas humbjes nga Ballkani 4:2 theksoi se diferencën në këtë takim e bëri bankina e mysafirëve, e cila është tejet e pasur dhe cilësore.

“Ndeshje tejet e vështirë, pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar. Djemtë e dëshmuan edhe njëherë që po dijnë të luajnë futboll, ani pse nuk arritën ta ruanin rezultatin. Kundërshtari na dënoj, sepse në skuadër ka fond të madh të lojtarëve, sikurse ata që ishin duke luajtur, po ashtu edhe ata që u inkuadruan në lojë”.

Në pyetjen rreth penalltisë së Ballkanit e cila e përmbysi rezultatin, Morina u shpreh: “Për cilën penalti e keni fjalën, sepse ishte një penallti në favorin tonë në pjesën e parë. Ndërkohë, për këtë penalltinë e Ballkanit mund t’i shihni pamjet dhe ta vlerësoni më vonë, pasi që gjyqtarët e vlerësuan si të tillë dhe vetëm ata e dijnë”, deklaroi Morina.

Arbëria mbetet me tetë pikë në pjesën e epërme të klasifikimit, ndërkohë në xhiron e radhës takohet me Drenicën në udhëtim.