Rezultatet e testeve për Covid-19 te Napoli, Rrahmani negativ
BKT
Sport

Rezultatet e testeve për Covid-19 te Napoli, Rrahmani negativ

Janë publikuar rezultatet e testeve për koronavirus te skuadra e Napolit.

Napoli kanë njoftuar se sot kanë pranuar rezultatet e testimeve për Covid-19.

Asnjë lojtar nuk ka rezultuar i infektuar. Kjo nënkupton që edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është negativ.

Qendërmbrojtësi mund të regjistrojë debutimin e tij me Napoli gjatë kësaj fundjave.

Mbetet të shihet nëse Gennaro Gattuso do t’i besojë kosovarit.