Daku ka shënuar më shumë gola se të gjitha skuadrat e Superligës
BKT
Sport

Daku ka shënuar më shumë gola se të gjitha skuadrat e Superligës

Tri gjërat e sigurta në jetë: Vdekja, taksat dhe golat e Mirlind Dakut.

Sulmuesi i Ballkanit i vetëm ka shënuar këtë edicion më shumë gola se të gjitha skuadrat tjera të Superligës.

Daku shënoi dy gola sot në fitoren 4-2 të Ballkanit kundër Arbërisë dhe tani në total ka tundur rrjetën 12 herë në gjashtë xhirot e para.

21 vjeçari ka shpërthyer këtë edicion duke shënuar 12 gola deri tani. Në Superligë Daku i vetëm ka shënuar më shumë gola se të gjitha skuadrat tjera.