20:41 / 16.10.2020
Tottenham transferon Rodon e Swansea City
Tottenham Hotspur kanë konfirmuar një tjetër përforcim në skuadër.
Joe Rodon do t’i bashkohet skuadrës së Tottenham Hotspur. Lojtari nuk do të transferohet vetëm si i huazuar, por në formë permanente.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Tottenham. Raportohet se Rodon i ka kushtuar Tottenhamit 11 milionë funte.























