Nesër Everton-Liverpool, Klopp lavdëron Ancelottin
BKT
Sport

Nesër Everton-Liverpool, Klopp lavdëron Ancelottin

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të derbit kundër Evertonit, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar Carlo Ancelottin, raporton RTKLive.com.

Nesër pasdite luhet derbi i madh në Premier League mes Evertonit dhe Liverpoolit. Sipas Klopp-it tekniku italian është trajner i jashtëzakonshëm. Klopp ka lavdëruar edhe përforcimet që ka bërë Evertoni gjatë verës që lamë prapa.

“Ishte mjaft e qartë se ata bënë biznes të mirë këtë verë, ndërsa Ancelotti është një trajner i jashtëzakonshëm”, tha Klopp.

“Nëse ai ka kohë për të ndërtuar diçka, ai do të ketë sukses. Kështu bëri edhe në Everton. Ekipi i tij duket vërtet i fortë”, tha strategu gjerman.

Sipas tij, “shumë klube të Premier Leagues kanë punuar mirë gjatë tregut të transferimeve duke forcuar skuadrat e tyre”. /RTKLive/