Juventusi “në dorë” të sulmuesit shqiptar
BKT
Sport

Juventusi “në dorë” të sulmuesit shqiptar

Juventus do të luaj sot në orën 20:45 me Crotonen në udhëtim.

Kampionët e Italisë janë me disa mungesa në repartin e sulmit, aty ku edhe Ronaldo do të mungojë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Në këto kushte, trajneri Andrea Pirlo ka grumbulluar sërish Giacomo Vrionin. Sulmuesi ishte pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë në ndeshjen me Lituaninë, ndërsa vijon të ketë besimin e trajnerit dhe stafit teknik të drejtuesve.