Everton – Liverpool, s’ka fitues në derbin e zjarrtë
BKT
Sport

Everton – Liverpool, s’ka fitues në derbin e zjarrtë

Ka përfunduar pa fitues ballafaqimi i zjarrtë ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit (2-2), i zhvilluar të shtunën në kuadër të Premier Leagues.

Katër gola të shënuar, një karton i kuq dhe një duel spektakolar u zhvillua në “Gudisson Park”.

Pas vetëm dy minutave lojë, mysafirët kaluan në avantazh me golin e Sadio Mane, por vendasit parëzuan në minutën e 20 përmes Keane dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Mohamed Salah realizoi për 1-2, para se Dominic Calvert-Lewin t’i barazonte shifrat në minutën e 81’.

Në minuta e fundit, Evertoni luajti me një lojtar më pak pasi Richarlison u ndëshkua me karton të kuq.