17:15 / 17.10.2020
Sampdoria – Lazio, ky është vendimi për Vedat Muriqin
Lazio luan sfidën e javës së katërt në Serie A në udhëtim ndaj Sampdorias.
Skuadra e Simeone Inzaghit do tentojë të arkëtojë tri pikët e plota në udhëtim ndaj Sampdorias, duke qenë se “I Biancocelesti” kanë vetëm katër pikë nga tri ndeshjet e para.
Sulmuesi kosovar i transferuar këtë verë nga Fenerbahce, Vedat Muriqi gjendet për herë të parë në skuadër por takimin e nis nga banka rezervë.
Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 18:00.























