​Conte lëshon deklarat befasuese pas humbjes nga Milani

​Conte lëshon deklarat befasuese pas humbjes nga Milani

Trajneri i Interit, Antoni Conte, nuk ka hezituar ta urojë Milanin për fitoren në derbi duke pranuar se skuadra e tij bëri gabime tek dy golat e pranuar në fillim të ndeshja nga Zalatan Ibrahimovic.

“Mendoj se kemi luajtur mirë. Kemi krijuar disa situata ku mund edhe të kishim shënuar gola, por ishim edhe të pa fat.”, tha fillimisht tekniku zi-kaltër.

“Kemi bërë gabime tek dy golat e pranuar, por ende kishim mundësi të barazonim rezultatin. Gjithsesi, Milanit ia urojmë fitoren. Ne provuam me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin deri në fund.”, shtoi Conte.