​Rose s’gjen vend te Tottenhami, përgatitet largimi

​Rose s’gjen vend te Tottenhami, përgatitet largimi

E ardhmja e Danny Rose do të jetë larg Tottenhamit.

Menaxherët e lojtarit dhe drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet për ndërprerjen me konsensus të kontratës së futbollistit, i cili nuk po gjen vend në formacionin e Mourinhos.

Mbrojtësi i majtë sezonin e kaluar luajti në huazim te Newcastle United, ku u aktivizuar 11 herë, por pas rikthimit te “Spurs”-at lojtari është lënë serish jashtë nga trajneri portugez, i cili nuk e konsideron pjesë të projektit të tij.

Rose, i cili paguhet 70 mijë stërlina në javë, nën drejtimin e Mourinhos ka luatur vetëm pesë ndeshje para se të huazohej në janar te “Magpies”.

Shfaqja e tij e fundit me fanellën e “Spurs”-ave ishte më 11 janar, kur u mposhtën në kampionat nga Liverpooli. Ardhja në skuadër e Sergio Reguilon e shtyn më shumë drejt largimit 30-vjeçarin.