Lëndimi i Chiellinit, Pirlo mbetet pa alternativa në mbrojtje

Lëndimi i Chiellinit, Pirlo mbetet pa alternativa në mbrojtje

Dëmtimet po shqetësojnë jo pak Andrea Pirlon në këtë fillim sezoni te Juventusi, pasi aktualisht në dispozicion të trajnerit kanë mbetur vetëm dy qendërmbrojtës të mirëfilltë në dispozicion, Bonucci dhe Demiral.

Trajneri i bardhezinjve preferon rreshtimin me tre, ku në javët e fundit ka provuar mbrapa edhe brazilianin Danilo, por kjo zgjedhje e ka lënë pa alternative në bankinë, pasi holandezit De Ligt iu shtua edhe Chiellini, që u dëmtua të martën në Kiev.

Kapiteni i Juventusit pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën deri në fillim të nëntorit dhe gjasat më të mëdha janë që të rikthehet vetëm pas ndërprerjes së kampionatit në favor të përfaqësueseve.

Më e mirë paraqitet situate për De Light, që po rikuperon mirë dhe mund të ulet në stol që në ndeshjen ndaj Veronës, megjithatë thjesht për të qenë si alternativë, pasi Pirlo nuk ka ndërmend ta aktivizojë as të shtunën dhe as të martën ndaj Barcelonës.

Edhe mbrojtësi Brazilian Alex Sandro vijon rikuperimin, megjithatë për ta parë të luajë sërish në fushë, do të duhen edhe 5-6 javë, ndaj deri atëherë, Pirlo do të duhet të rrijë “me zemër të ngrirë”, pasi i mungojnë alternativat në prapavijë.