Arber Shabanaj, krijues i zhanreve të ndryshme, vijon me botime të reja

Arber Shabanaj, krijues i zhanreve të ndryshme, vijon me botime të reja

Arber Shabanaj lindi në në një fshat afër Gjakovës, më 8 Mars të vitit 1970, në një familje të vjetër dukagjinase. Ka studiuar pranë Universitetit të Prishtinës, në degën e Fakultetit të Drejtësisë dhe në muajin gusht të vitit 1991 u përndjek me dhunë nga regjimi agresor serb dhe u vendos në Gjermani.

Si djalë i pedagogut të madh, Ciceron M. Shabanaj, i cili një gjymsë shekulli punoi si ndër të parët drejtues e mësues në shkolla fillore e të mesme të vendlindjes së tij, krijuesi, Arber Shabanaj, ka shkruar cikle poetike e tregime, atëbotë, akoma si gjimnazist. Disa nga këto krijime kanë zënë vend edhe në botime të zgjedhura nga shtëpitë e njohura botuese gjermane dhe austriake.

Veprat e botuara të këtij shkrimtari janë vlerësuar me artikuj kompetentë nëpër gazeta të njohura gjermane, siç janë: “Cronenberger Anzeiger”, “Cronenberger Woche”, “Die Stadtzeitung”, “Bergische Blätter”, “Wuppertaler Rundschau”, “Westdeutsche Zeitung”, “Rheinische Post”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Gjermanisë.

Si luftëtar i lirisë, Arber Shabanaj, vlerësohet për kontributin e tij shumë të madh gjatë kohës së luftës së Kosovës, në vitin 1999. Në frontin e luftës operoi si komandat i togut të I-rë, të Brigadës 128-Pashtriku. Dhe në kuadrin e atyre betejave tejet të pabarabarta dhe aq të egra nga fronti i luftës në Pashtrik, ky pati fatin të ishte, mes tjerash, eprori ushtarak i heroit kombëtar, Astrit Suli. Me kontributin, gjakun e derdhur dhe rezultatet sublime të këtijë autori dhe të luftëtarëve të vetë, të arritura në frontin e asaj lufte, mburren “bredhësit e atëhershëm të rru...” të Evropës, të cilët sot besa kanë të drejtë edhe Kosovën e stërvuajtur ta drejtojnë! Të gjitha këto metamorfoza dhe komponente të porsadefinuara shoqërore, janë të cekura në formën më të drejtë dhe akademike në veprën e tij, duke ditur se Arber Shabanaj, para së gjithash, autor i romanit “Me Mua” është.

Është autor i disa veprave dhe vijon edhe si redaktor i librave të shkrimtarëve të rinj.

Shtëpia botuese poligrafike “Verlagshaus Schlosser” në Kirchheim/München dhe shtypshkronja “Neobooks” botoi veprën më të re jo-fiction - me raportet faktike, ngjarje të ndodhura - të shkrimtarit Arber Shabanaj me titull “Der Metabolismus des gelobten Rechtsstaates”/”Das Gericht des gelobten Rechtsstaates”. Disa biblioteka të qytetit Wuppertal kanë paraparë të organizojnë promovimin e kësajë vepre.

Ashtu si edhe te veprat e mëparshme të tij - “Haus, wo sind deine Spiegel?”, “Schuhe der Scham”, “Exkursion der Lyrik” dhe “Das Haus ohne Spiegel” -, autori i drejtohet jetës së rinisë në ditët e sotme.

Heroni dhe Panteoni, dy djemë të ditëve tona, me një botë shpirtërore të pasur, dinë që vetë t’u bëjnë ballë sfidave të jetës nën thundrrën e mërgatës dhe po vetë të mbrojnë dinjitetin e personalitetin e tyre.

Në veprën e tij më të re të botuar, autori Arber Shabanaj cek: se kur ky në muajin gusht të vitit 1991, si i përndjekur politik, në Gjermani erdhi vetëm se armiqësitë politike, padrejtësitë dhe shtypjen kolektive - me të cilat në atdheun e tij ishte i detyruar të përballohej -, kishte lënë  mbrapa vetës. Këtu, në „atdheun e tijë të ri“, në Gjermani, ky do të takonte qetësinë dhe rehatinë e tijë jetësore. Kështu mendonte autori…

Ky mbërrin në shtetin e drejtësisë, në të cilin "shpirti/ndjenja/qënia e njeriut“ si të paprekshme-patjetërsueshme- parapërcaktohen, sikurse edhe neni 1 i ligjit bazik kushtetutar e themelon dhe sipas të të cilit të gjithë njerëzit para ligjit njëjtë dhe pa dallime po u trajtuakan.

Atëbotë, në prag të arritjes së tij, ende pa mbushur moshën 22-vjeçare, autori Arber Shabanaj ishte i bindur nga këto parashtrime të cekura. Mirëpo përgjatë zhvillimit të jetës në këtë shtet, në disa raste, apo ngjarje të ndodhura, u ballafaqua me dyshimin e madh, që i solli realiteti i jetës së përditshme dhe për këto arsye ky tejmase u dëshprua.

Përjetimet, të cilat sollën me vete këto dyshime dhe dëshpërime, autori i ka hedhur me shkrim në katër raportet faktike (ngjarjet e ndodhura), të përfshira në veprën e sipërcekur. Në ngjarjen e parë raportohet mbi krajatat rrëqethëse, të tmerrshme, të cilat vetë familja e re e autorit, me rastin e lindjes së fëmijës së tyre, në një spital gjerman përjetoi.

Tejet dëshprues e i frikshëm është, po ashtu, fakti se me çfarë stresi fëmijët që në moshën 4-vjeçare në këtë shtet mund të ballafaqohen. Fëmijëve, të cilët kanë nënshtetësinë gjermane dhe të cilët e njohin dhe e folin gjuhën gjermane, iu imponohet „kursi i gjuhës gjermane“! Kështu, fëmijët 4-vjeçarë konfrontohen me një situatë të këtillë tejet të rëndë psikike - pa mësuar akoma shkrim e lexim dhe pa e vizituar akoma shkollën -, të cilën nuk e kanë moshën pa pasoja ta  kalojnë. Në ngjarjen e dytë raportohet pra mbi kushtëzimin banal të cekur.

Në pjesën e tretë të librit shtjellohet fakti dhe realiteti tepër i hidhur, se sa vështirë për njeriun „e huaj“ - që para një gjykate gjermane të kërkojë dhe të arrijë të fitojë të drejtat e veta që i takojnë -,  besa fare e pamundur është.

Në qendër të ngjarjes së katërt ndodhen brengosjet dhe nevojat e mëdha të një familjeje të përndjekur kosovare, e cila nga reformat skurrile, byrokratike, vazhdimisht skandalizohet. Këtu autori shtjellon jetën e familjeve normale, të shqiptarëve të pambrojtur dhe të papërkrahur në Gjermani, të cilat edhe mbas 25 viteve qëndrimi të rregullt dhe të suksesshëm, prapëseprapë nga ky shtet dëbohen. Familjet e këtilla trajtohen edhe si `xhokera´ të politikës së ligë dhe duhet të lëshojnë vend për ardhacakë me prejardhje arabe, apo sllave, të cilët, mbas shqiptarëve, e akoma sot e asaj dite, stacionohen në Gjermani.

Në këtë vepër lexuesi e gjen rolin e vet dhe veten e tij. Dhe përgjatë leximit, njeriu duhet për fat të keq të bindet dhe - duke u bazuar këtu në dëshmitë dhe faktet e shtjelluara - të thurë botëkuptimin e vet të drejtë, se në këtë shtet, megjithatë, nuk ngadhnjen „forca e ligjit“, përkundrazi „ligji i të fortit“. Prandaj edhe autori këto paralele dhe indikacione i trajton në librin e tijë për mrekulli.

Është vërtet një kënaqësi e befasishme, një simfoni jashtëzakonisht mirëtingëlluese - të cilat lexuesi ndoshta nuk i ka takuar më parë dhe të cilat nuk harrohen dot - të lexoshë nga veprat e këtijë autori me prejardhje shpiptare, i cili krijon në gjuhë gjermane. Personazhet e veprave të autorit Arber Shabanaj, kanë emra të vërtetë, të kulluar shqiptarë. I lejoi vetës sime, në këtë kontekst, që veprën „Der Metabolismus des gelobten Rechtsstaates“/„Das Gericht des gelobten Rechtsstaates“ ta vlerësoj me një rrjesht:

Libër perfekt, gjuha e lartë, stili i të shkruarit, seancat dramatike dhe faktet e integruara këtu, mënyra e lehtë për t'u kuptuar vepra, të rrëmbejnë e të bëjnë për vete.

Unë, si gazetare e pavarur, si person neutral, kamë takuar krijimtarinë e autorit Arber Shabanaj. Askund në rreshtat e këtij shkrimtari nuk diktohet dot „servilizmi tipik shqiptar“. Këtu nuk etiketohet kombi pa kurrëfarë argumenti e as nuk lëshohet vetja poshtë pa asnjë fakt.

Patjetër se e kam vullnetin - duke mos dashur t'i bëjë askujt kushtëzime në vendimet e veta - që këtë vepër t'ju preferoj për lexim. T'ju lus miqësisht që të e përkrahni këtë autor, me të cilin (sipas këndvështrimit tim, çdokush që në dejet e veta bart gjak të sinqertë shqiptari), njeriu mundet të lavdërohet për t'u mburrur. Një shkrimtar i talentuar, si personalitet i denjë, përkrahet atëherë kur edhe lexuesi shpreh interesim për veprat e tij, në mënyrë që autori krijimtarinë e tij të arrijë  ta zhvillojë më tutje.

Veprat e shkrimtarit mund t'i gjeni përmes buchhandel.de për blerje, po ashtu me këto lexuesi furnizohet edhe përmes www.jembiter-liber.de Kjo është faqja personale e shkrimtarit pra, sikundër Arber Shabanaj identifikohet përmes shprehjes: „Ich schreibe, also bin ich“, pra në gjuhën Shqipe; „unë shkruaj, prandaj jamë unë“., shkruan Bota Sot.