Infantino: FIFA nuk është e interesuar për Superligën Evropiane

Infantino: FIFA nuk është e interesuar për Superligën Evropiane

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se shtëpia botërore e futbollit nuk është e interesuar për Superligën Evropiane.

Në një intervistë për mediet gjermane, Infantino tha se FIFA do të përqendrohet në Kupën Botërore të Klubeve, në të cilën 22 skuadra do të marrin pjesë sipas formatit të ri.

“Si president i FIFA-s, unë jam i interesuar për Kupën Botërore të Klubeve, jo Superligë. Unë nuk jam duke menduar për një ndeshje të Bayern kundër Liverpool, por për Bayern kundër Boca Juniors”, tha Infantino.

“Liverpool ka 180 milionë tifozë në botë. Flamengo ka 40 milionë, 39 prej të cilëve janë në Brazil. Unë dua që klubet jashtë Evropës të jenë globalisht tërheqëse në të ardhmen. Ky është vizioni im”, tha Infantino.

Ditët e fundit, mediet britanike kanë njoftuar se po përgatitet formimi i një Premierlige Evropiane, në të cilën do të marrin pjesë 18 gjigantët më të mëdhenj evropianë.