Prishtina-Gjilani dhe Trepça ’89-Ballkani live në Radio Kosova
BKT
Sport

Prishtina-Gjilani dhe Trepça ’89-Ballkani live në Radio Kosova

Elita e futbollit të Kosovës, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së tetë, raporton RTKLive.com.

Prishtina e cila xhiron e kaluar mundi Feronikelin, e pret Gjilanin, sfidë kjo që luhet në ‘Fadil Vokrri’ që nis në orën 13:30.

Prishtinasit synojnë pikët e plota në duel me gjilanasit, sfidë kjo që pritet të prodhoj ndeshje joshëse.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër përballen Trepça ’89 dhe Ballkani, takim ky që do të luhet në ‘Riza Lushta’ e që nis në orën 14:00.

Radio numër një në Kosovë, Radio Kosova për adhuruesit e lojës më të popullarizuar në planet, futbollit, do të sjellë live emocionet nga këto dy super-ndeshje. /RTKLive/