Tjetër sukses i xhudos, Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë

Tjetër sukses i xhudos, Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë

Kosova ka marrë një tjetër medalje në Grand Slamin e xhudos në Budapest. Në ditën e fundit të këtij turneu, Loriana Kuka ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kg.

Në duelin për vendin e tretë, Loriana arriti ta mposhtë garuesen ruese, Antonina Shmeleva. Në këtë mënyrë xhudistet tona u rikthyen furishëm në garat ndërkombëtare pas ndërprerjes disa mujore të aktiviteteve për shkak të koronavirusit. Të premten në këtë turne medaljen e artë e fitoi Distria Krasniqi.