Drenica prezanton trajnerin e ri

Drenica prezanton trajnerin e ri

Sot gjatë ditës, drejtuesit e klubit nga Superliga e Kosovës, KF Drenica, kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

Trajneri 42 vjeçar, do të prezentohet nesër në ambientet e KF Drenica dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.

Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.

Njoftimi zyrtar ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit në Facebook.