Prishtina fituese e Superkupës në basketboll

Prishtina fituese e Superkupës në basketboll

Sigal Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll. Bardhekaltrit, të dielën mbrëma, në Pejë, e mposhtën Bashkimin në finale, me rezultat të ngushtë 74:73.

Ndeshja kishte fund dramatik, ku prizrenasit kishin mundësi që në aksionin e fundit ta përmbysnin epërsin e kryeqytetasve dhe t'i gëzoheshin trofeut, por nuk arritën ta finalizojnë atë. Kësisoj, Prishtina vazhdon t'i gëzohet trofeve në basketbollin kosovar. Do theksuar se në turneun e Superkupës prishtinasit janëshë paraqitur vetëm me lojtarë vendorë. Te Prishtina u dallua Arian Qallaku me 22 pikë, por pikët vendimtare i realizoi veterani Edmond Azemi, derisa te Bashkimi më efikasi ishte Musab Mala me 19 pikë.