Presidenti i Trepça 89’ reagon pas fitores së mahnitshme ndaj Ballkanit

Presidenti i Trepça 89’ reagon pas fitores së mahnitshme ndaj Ballkanit

Trepça 89’ ka triumfuar ndaj Ballkanit në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Ballkani ishte duke fituar me rezultat 0-3, por, vendasit arritën një rikthim senzacional në 25 minutat e fundit duke realizuar katër gola dhe duke arkëtuar tre pikë të reja.

Kjo fitore e ka ekzaltuar edhe presidentin e klubit nga Mitrovica, Zeka, i cili këtë fitore e ka cilësuar si më të ëmblën në karrierën e tij si president.

“Këta çuna, kjo fitore, këta luana, këto ngjyra. Njëra ndër fitoret më të ëmbla gjatë karrierës si President. Bravo DJEMA.”, citohen në faqen zyrtare të klubit në “Facebook” fjalët e presidentit Zeka.