Haxhi Krasniqi kujton kameramanin e ndjerë të RTK-së, Rexhep Shehu

Haxhi Krasniqi kujton kameramanin e ndjerë të RTK-së, Rexhep Shehu

Emisionet speciale, lidhjet direkte dhe shumë reportazhe të Haxhi Krasniqit, të realizuara në RTK, e kanë patur protagonist edhe kameramanin e sportit në RTK, Rexhep Shehu.

I pyetur në emisionin Arena Sportive nga gazetari Artan Muhaxhiri, boksieri kosovar Haxhi Krasniqi është ndalur pikërisht te kontributi dhe vullneti e përgëzimet që vazhdimisht merrte nga kamermani I ndjerë Rexhep Shehu. “Sa herë takoheshim, ai më jepte vullnet, më përqafonte dhe më uronte” – ka thënë Haxhi Krasniqi në emisionin Arena Sportive, duke e ngushëlluar familjen Shehu dhe redaksinë e sportit në RTK dhe duke e kujtuar kamermanin Shehu, i cili ndërroi jetë më 29 shkurt 2020.