Krasniqi: Juniku s’ka klube të boksit, por ka kampionë

Krasniqi: Juniku s’ka klube të boksit, por ka kampionë

I pyetur rreth fenomenit të qytetit të Junikut, i cili nuk ka klube të boksit, por ka nxjerrë dy boksierë të kalibrit evropian dhe botëror, Haxhi Krasniqi në Arena Sportive ka thënë se vendlindja e tij edhepse nuk ka klub të boksit, ka shumë asete tjera.

“Juniku njihet për veçoritë e jashtëzakonshme. Natyrën e bukur, ujin e Gjeravicës, njerëzit punëtor…Këto janë çelësi I suksesit edhepse atje nuk ka klub të boksit” – ka thënë Krasniqi. Haxhi Krasniqi nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të ketë edhe atje klub të boksit, derisa ai shprehë gadishmërinë që t’i qëndrojë afër talentëve të rinj.