Reali nxjerr një pikë në Gjermani pas dy golave të vonshëm
BKT
Sport

Reali nxjerr një pikë në Gjermani pas dy golave të vonshëm

Real Madridi ka arritur ta sigurojë një pikë në ndeshjen në udhëtim ndaj Borussia Moenchengladbachut fal dy golave të vonshëm të shënuar nga Karim Benzema (87’) dhe Casemiro (90+3’).

Reali ishte duke pësuar 2:0 pas golave të shënuara nga Marcus Thuram (33’, 58’), por arriti të nxjerrë pikën e parë në Ligën e Kampionëve këtë stinor.

Ndeshja e Grupit B përfundoi 2:2.

Reali pas dy xhirove zë vendin e fundit në grup me një pikë, kryeson Shakhtar Donetzku me katër pikë. Shakhtari e mposhti Realin në xhiron e parë në Madrid me rezultatin 3:2.

Në grupin A, Bayerni i Mynichit e mposhti Lokomotiva Moskan me rezultat 1-2, derisa Atletico Madridi dhe Salsburgu luajtën me rezultat të barabartë 2-2.

Në grupin B, Interi nuk mori më shumë se një pikë në ballafaqim me Shakhtar Donetsk me rezultatin 0-0. 

Ne grupin C, Poro fitoi ndaj Olympiacosit me rezultat 2-0 dhe Manchester City fitoi me rezultat 0-2 ndaj Marselle.

Grupi D solli fitoren e Liverpoolit me rezultat minimal 1-0 ndaj Midlyjland, dhe barazimin mes Atalantas dhe Ajaxit me rezultat 2-2.