Nuridin Ahmeti publikoi librin “Instituti Albanologjik 1953-1955”

Nuridin Ahmeti publikoi librin “Instituti Albanologjik 1953-1955”

Në aspektin strukturor kjo monografi ndahet në dy tërësi të mëdha.

Së pari është dhënë pjesëa analitike dhe sintetizuese e punës së autorit, i cili ofron kronologjinë rreth për­gatitjeve, themelimit dhe zhvillimit të Institutit Albanologjik, duke nxjerrë edhe përfundimet përkatëse; ndërkaq pjesa e dytë, që, në këtë rast, del më vëllimore ofron lëndën dokumentare nga të gjitha fazat e përmendura, por edhe produktin e punës së këtij in­stitu­cio­ni.

“Marrë parasysh faktin se puna studimore e Nuridin Ahmetit lidhur me historikun e Institutit të Albanologjisë dhe përgjithësisht të albanologjisë në Kosovë shënon hapjen e kësaj çështjeje në një nivel serioz studimor, botimi i kësaj monografie ka një vlerë të ve­çantë. Shpresojmë që të bëhet një motiv më shumë që studiuesit e tjerë të vijojnë kërkimet në dimensionet të cilat, hëpërhë, nuk janë të mundshme”, ka deklaruar, drejtor i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi.

Kurse, ish-drejtor i Institutit Albanologjik, Sadri Fetiu, ka thënë se folur rreth veprimtarisë së Ahmetit dhe ka lavdëruar punën e tij.

“Nuridin Ahmeti ka punuar me shumë përkushtim për ta realizuar një vepër të veçantë historike, historikun e themelimit dhe të veprimtarisë trevjeçare të njërit nga institucionet tona më të rëndësishme shkencore – Institutit Albanologjik, që shpesh është quajtur – i Prishtinës. Për këtë institucion, sidomos për fazën e tij fillestare të themelimit e të veprimtarisë në vitet e pesëdhjeta është shkruar deri tash pothuajse krejt përciptazi më rastin e përvjetorëve të ndryshem të themeleimit dhe të rithemelimit. Autori ka bërë një punë të mundimshme hulumtuese në dokumente arkivore dhe në shtypin e kohës”, ka thënë Fetiu, duke shtuar se Ahmeti, ka hulumtuar edhe rethanat shoqërore, sidomos ato kulturore. “Ai i ka hulumtuar edhe rethanat shoqërore dhe sidomkos ato kulturore që i kanë paraprirë themelimit të Insitutit Albanologjik, si edhe e kanë përcjellë punën e tij deri në mbyllje”, u shpreh Fetiu.