Tahiri: Edhe pas zgjedhjeve do të kemi raport të njëjtë forcash

Tahiri: Edhe pas zgjedhjeve do të kemi raport të njëjtë forcash

Analisti i njohur, Ramush Tahiri në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se Kosova aktualisht është në momentumin e zgjedhjeve, pasi që raporti i numrave në Kuvend është i tillë.

“Duket se partitë politikë janë më të fortë sesa është shteti dhe qeveria, prandaj këtë mentalitet e bartin edhe në koalicionet qeverisëse”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, zgjidhja është kjo në këtë sistem electoral, pasi që gjithnjë do të prodhohet një raport pak a shumë i njëjtë forcash dhe pak a shumë do të kemi koalicione të njëjta.

“Partia e parë merr pak më shumë si kryeministrin, policinë, financat, infrastrukturën dhe kështu vazhdohet gjithnjë. Zgjidhje gjithmonë janë zgjedhjet, por zgjedhjet duhet me pas motiv dhe provokim.

Secila parti politike në opozitë ka motiv për të shkuar në zgjedhje. Qeveria i ka 61 vota dhe nëse del Lista Serbe, Hoti ka thënë se jep dorëheqje dhe nuk qëndron në qeveri të pakicës”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, dy partitë opozitare, VV dhe PDK, nuk bëhen bashkë për ta rrëzuar qeverinë pasi që do të shkojë veç e veç në zgjedhje.

“Ose duhet qeveria të jap dorëheqje, ose tjetër zgjidhje nuk kemi aktualisht”, ka thënë Tahiri. /RTKLive/