Lazio e Muriqit mund Torinon e Vojvodës, ja notat e futbollistëve
BKT
Sport

Lazio e Muriqit mund Torinon e Vojvodës, ja notat e futbollistëve

Torino dhe Lazio kanë zhvilluar në pasditën e sotme një përballje dramatike.

Në kuadër të javës së gjashtë në Serie A, Torino e Mërgim Vojvodës është mposhtur 3:4 nga Lazio eVedat Muriqit.

Si Vojvoda, ashtu edhe Muriqi luajtën nga minuta e parë në ndeshjen e sotme.

Nga “Whoscored”, Vojvoda u vlerësua me notën 7.0 për këtë ndeshje, raporton zëri.

Ndërkaq, Muriqi u vlerësua vetëm me notën 6.2. Me këtë barazim, Torino mbetet në vendin e 19-të në tabelë me një pikë.

Kurse, Lazio ndodhet në vendin e shtatë me dhjetë pikë.