Pioli: Objektivi ynë është të komandojmë ndeshjet
Në prag të sfidës së Europa Ligës ndaj Lilë në “San Siro” e cila do të zhvillohet nesër në orën 21:00, trajneri i Milanit Stefano Pioli shfaqet i qetë në konferencën për shtyp duke parë fitoret ndaj Sëlltikut dhe Spartës së Pragës që me një triumf të nesërm kuqezinjtë do mund të hipotekojnë kalimin e grupeve.
“Jemi një skuadër e re, por edhe e pjekur në të njëjtën kohë. Objektivi ynë është të komandojmë ndeshjet.”, ka thënë ai, transmeton Panorama.
“Kam besuar gjithmonë tek djemtë e mi. Ne provojmë të fitojmë gjithmonë, por jemi akoma në fillim.”
Sipas tij, nga këndvështrimi teknik në metrat e fundit të zonës skuadra duhet të jetë më precize. "Sulmi është duke bërë mjaft mirë, por mjafton të jesh më finalizues dhe rrezikshëm.”, ka thënë Pioli.























