Haradinaj i reagon ashpër Hotit e Mustafës: Janë të papjekur
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se nuk do të ndërpritet dialogu me Serbinë pas shkuarjes në Hagë të ish presidentit Thaçi dhe ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Janë të papjekur, nuk bën të sillen kështu, sepse ne mbajmë përgjegjësi për një vend, mbajmë përgjegjësi për këtë vend”, ka thënë Haradinaj, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, Hoti e Mustafa duhet të kërkojnë për aleatët një kompensim për këtë që ka ndodhur, një ndihmë, pas këtyre zhvillimeve, që sipas tij, duhet të jetë në dobi të qytetarëve të Kosovës.
“Është sjelljë jo e mirë e Hotit dhe Mustafës. Nuk ka logjikë që një president i vendit të shkojë për t’u gjykuar e ata të thonë po vazhdojmë tutje”, ka thënë Haradinaj në syri.tv.
Tutje ai ka thënë se kjo që ka ndodhur dje ka implikime rajonale dhe më gjerë.
“Duhet të sillemi conform asaj që ka ndodh. Nuk është nderhyrje në drejtësi, sepse mundesh me pezullu dialogun në një kohë, dhe të flasim me aelatët për kërkesat tona të arsyeshme. Pastaj me lëviz drejt njohjes. Nuk është në rregull sjellja e Hotit dhe Mustafës, duhet me su sill si shtet, s’ka rendësi kush është individi”, ka thënë ai.
AAK-ja ka kërkuar dje që të ndërpritet dialogu me Serbinë pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve.























