Hoxhaj: Urime mik i madh i Kosovës, Biden
BKT
Lajme

Hoxhaj: Urime mik i madh i Kosovës, Biden

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit te PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Joe Biden, pasi u zgjodh president i SHBA-së.

Hoxhaj, ka shkruar se Joe Biden është mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj. 

“Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj.  Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në! “, ka shkruar Hoxhaj.


MË SHUME NGA Lajme