19:01 / 13.11.2020
Nis sfida Kosova U21-Shqipëria 21
Ka startuar ndeshja mes përfaqësueses së Kosovës U21 dhe Kombëtares shqiptare U21, raporton RTKLive.com.
‘Dardanët’ e rinj dhe kuqezinjtë po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parafundit të kualifikueseve të Evropianit.
Kjo sfidë ‘vëllazërore’ parashikohet të sjellë një ndeshje interesante, edhe pse të dy skuadrat nuk kanë gjasa për kualifikimin në Evropianin e ardhshëm. /RTKLive/























