10:08 / 14.11.2020
Isco lë Realin për t’u transferuar në Premierligë
Mesfushori kreativ spanjoll, Isco, karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.
Le10Sport raporton se trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, dëshiron transferimin e tij në ‘Goodison Park’.
Ancelotti tashmë ka sjellë nga Real Madrid një mesfushor. Bëhet fjalë për James Rodriguez, që po shkëlqen në futbollin anglez.
Italiani e njeh mirë edhe Iscon, me të cilin ka punuar te Real Madrid, transmeton lajmi.
Kontrata e Isco me skuadrën nga Bernabeu përfundon në qershor të vitit 2022.























