18:04 / 15.11.2020
E dhimbshme/ Treni në Zvicër godet për vdekje 15 vjeçarin nga Kosova
Si pasojë e një aksidenti ka vdekur një 15 vjeçar nga Kosova që jeton në Zvicër.
"Mbrem humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës", ka bërë me dije kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli përmes një statusi në Facebook..
Gjithashtu mësohet se ai është djalë hastreti, i cili ka lënë pas edhe dy motra.
Familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës dhe janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta.























