Reagimi i Ismajlit pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Kazakistanit
Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur fitore ndaj Kazakistanit në “Air Albania” në kuadër të Ligës së Kombeve me rezultat 3:1.
Shqipëria këtë ndeshje e kishte me pa tjetër ta fitonte dhe këtë e bënë pa ndonjë problem të madh.
Në këtë sfidë, mbrojtësi Ardian Ismajli luajti titullar për kuqezinjtë duke shënuar golin e parë me fanellën e Kombëtares. Deri më tani ka zhvilluar 13 ndeshje.
Pas ndeshjes, mbrojtësi nga Prishtina me anë të një postimi në “Facebook” shprehu kënaqësinë e tij për fitoren e sotme.
Cikalleshi (’16), Ismajli (’23) dhe Manaj (’61) i shënuan golat e fitores sonte për Shqipërinë.
Ndërkaq, për Kazakistanin realizoi Abiken, një gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës.
Shqipëria me këtë fitore shton gjasat për të fituar grupin, pas në ndeshjen e fundit takohet me liderin e grupit Bjellorusinë.
Pas kësaj fitore renditet në pozitën e dytë me tetë pikë në grupin C4 në Ligën C.























