Cassano: Milani ecën falë Ibrës
BKT
Sport

Cassano: Milani ecën falë Ibrës

Antonio Cassano nuk stepet të thotë mendimin e tij asnjëherë, as në rastet kur bëhet fjalë për të kritikuar kampionatin italian, një trajner si Antonio Conte apo ish skuadrën e tij, Milanin.

 

Në një nga deklaratat më të fundit, ish sulmuesi i njohur barez u shpreh se e ka të vështirë të ndjekë për 90 minuta një ndeshje të Serisë A, ndërsa shtoi se Milani pa Ibrën është një skuadër për vendin e 10.

"Ibra është shumë i fortë dhe shumë lart teknikisht, mbi të gjitha, po u mban kokën në vend 20-vjeçarëve. Pa të në fushë, Milani është një skuadër për vend të 10, pa kokë dhe pa bisht".