18:54 / 17.11.2020
Kosova-U21 e mbyllë me humbje fushatën për Evropian
Kosova-U21 është mposhtur të martën në stadiumin që e mbanë emrin e atit themelues të shtetit turk, Mustafa Kemal Atatürk.
Në një atmosferë me shi të madh Turqia-U21 ka fituar me rezultat 3 - 0.
Pas golit të parë që e ka shënuar Halil Dervisoglu në minutën e 23-të, golin e dytë e ka shënuar Guven Yalcin në minutën e 32-të nga penallta, kurse të tretin Berat Ozdemir në minutën e 64.
Në këtë kampanjë për kualifikimet e Evropianit, Kosova ka arritur të tubojë 9 pikë, duke u renditur e parafundit në tabelën, të cilës i prinë Anglia.
Sonte gjithashtu do të zhvillohen ndeshjet e tjera mes Anglisë e Shqpërisë dhe Austrisë e Andorës.























