Reja: I bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë
BKT
Sport

Reja: I bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka kërkuar që ekipi të ruajë ekuilibrin për 90 minuta, duke thënë se Bjellorusia e rrezikshme në kundërsulm.

Ai në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bjellorusinë tha se nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion krahasuar me skuadrën që hodhi në fushë ndaj Kazakistanit.

“Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Duhet të kemi ekuilibër përgjatë 90 minutave. E rëndësishme është që të mos humbim ekuilibrin. Bjellorusia është një skuadër që mblidhet mirë pas dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira”, ka theksuar ai.