Shala: Kosova nuk ka se çfarë kërkon në Ligën D
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Moldavisë së bashku me zëvendëstrajnerin Muharrem Sahiti, ishte edhe mesfushori Herolind Shala.
Shala deklaroi se objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën C sepse kjo skuadër ka shumë kualitet brenda saj dhe se nuk ka se çfarë të bëjë në një ligë më poshtë.
“Synimi ynë normalisht është për të qëndruar në Ligën C, nesër na nevojitet një rezultat pozitiv. Ky është synimi ynë sepse kemi shumë kualitet dhe besoj se nuk kemi çfarë të bëjmë në Ligën D.”, u shpreh fillimisht Shala.
Sa i përket ndeshjes së nesërme, Shala ka bërë thirrje që të gjithë lojtarët t’i tregojnë kualitetet e tyre dhe që të punojnë mirë si ekip.
“Besoj se nesër të gjithë duhet t’i tregojmë kualitete tona, të gjithë duhet me punu mirë si ekip. Besoj që në ndeshjen kundër Sllovenisë kemi treguar shumë kualitet por nuk kemi pasur fat në minutat e fundit. Nesër jemi favorit këtu në shtëpi. E dimë se Moldavia është një ekip i mirë, një ekip që mundet me na shkaktuar probleme, por ne duhet të kemi besim tek fitorja. Ky është synimi yne i parë nesër.”, tha Shala.
Ndeshka Kosovë -Moldavi zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.























