23:00 / 18.11.2020
Ujkani: Fitorja ishte shumë e rëndësishme për neve
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani i cili sonte mbrojti portën e Kosovës pas ndeshjes për RTK-në ka thënë me rëndësi ka qenë fitorja pas një periudhe të gjatë negative.
“Pas lojës me Maqedoninë jemi merzitë shumë, por nuk ka qenë e shkruar të fitojmë. Por edhe me Slloveninë kemi provuar dhe jemi munduar dhe ja sonte erdhi fitorja dhe kjo ka rëndësi shumë”, ka thënë Ujkani.
Ai tutje ka thënë se do të jetë gjithmonë gati për Kosovën sa herë që e kërkon përzgjedhësi.
“Jam gjithmonë gati për Kosovën, siç kam thënë nga dita e parë. Kur të më jep shancën trajneri unë jam gati. Roli im është që ta dërgoi përpara ekipin”, ka thënë Ujkani. /RTKLive/























