13:09 / 19.11.2020
Eliminohet Flaka Hoxha
Xhudistja nga Kosova, Flaka Hoxha, është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos për seniorë që po mbahet në Pragë.
21 vjeçarja u mposht nga polakja Julia Kowalczyk, në rrethin e dytë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Flaka Hoxha në raundin e parë mposhti Mariia Skoran.
Tani në garë për medalje nga Kosova kanë mbetur Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka.























