Lukaku: E ndihmoj unë Eriksen, por duhet që ai të mësoj italisht
BKT
Sport

Lukaku: E ndihmoj unë Eriksen, por duhet që ai të mësoj italisht

Romelu Lukaku kërkon të bëjë maksimumin për të mirën e grupit te Interi, teksa së fundmi është shprehur se ai është i gatshëm ta ndihmojë Kristian Eriksen të përshtatet.

Mirëpo, belgu thekson se mesfushorit i duhet që të mësojë italisht, në mënyrë që ta ketë më të lehtë të kuptohet me shokët apo me traknerin Konte, transmeton "Viip Sport".

“Eriksen ka të gjitha cilësitë për të qenë një futbollist klasi, dua ta ndihmoj. Ai ka ende punë për të bërë me gjuhën, sepse nëse mëson italishten jam i sigurt se gjithçka do të bëhej më e lehtë.

Mund të komunikojë më mirë me shokët dhe me trajnerin, duke kontribuar më shumë në punën e skuadrës”, u shpreh Lukaku.