Superliga rikthehet me sfida joshëse, live në Radio Kosova
BKT
Sport

Superliga rikthehet me sfida joshëse, live në Radio Kosova

Pas pushimit disaditësh për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve, skuadra elitare rikthehen këtë fundjave me ndeshjet e javës së 13-të, raporton RTKLive.com.

Kjo xhiro hapet të shtunën pasdite me tri ndeshje, ku veçohet dueli mes Gjilani-Drenica, derisa Besa dhe Feronikeli i bëjnë ‘konak’ Dritës përkatësisht Arbërisë.

Edhe diela pasdite vjen me disa sfida joshëse. Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ pret rivalin e vjetër, Trepçën ’89, derisa lideri i tabelës, Ballkani matë forcat me Llapin.

Të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave nisin në orën 13:00, përveç duelit Ballkani-Llapi që nis në orën 13:30.

Të gjitha ndeshjet e javës së 13-të transmetohen në radion numër një, Radio Kosova. /RTKLive/