12:46 / 20.11.2020
Balotelli te Vasco, ëndrra mund të bëhet realitet!
Mario Balotelli vazhdon të jetë pa kontratë që pas largimit nga Brescia, me sulmuesin 30-vjeçar që mbetet një opsion në merkato për shumë skuadra.
Me shumë gjasa Supermario mund të transferohet në Serinë A braziliane te skuadra e Vasco Da Gamas.
Drejtori i ri sportiv i Vascos, Fabio Cordella në një intervistë për Tuttosport, ka folur për të ardhmen e Balotellit.
“Nuk është një ëndërr për firmën me Balotellin por një realitet. Duam të marrim në Brazil një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të bëjmë gjithçka për ta realizuar këtë mision”, deklaroi Cordella.























