Tre raste me Covid-19 tek skuadra e madhe shqiptare
BKT
Sport

Tre raste me Covid-19 tek skuadra e madhe shqiptare

Klubi Futbollistik “Kukësi” ka njoftuar se dy futbollist dhe një anëtarë i skuadrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Futbollistët Barry Cooper e Mehdi Hetmaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj janë emrat që janë infektuar me Covid-19 thekson klubi i Kukësit.

Njoftimi i plotë i Kukësit:

“Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.

Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt! #ForcaKukësi”.