Talenti i Dortmundit mund të vendosë rekord edhe në Champions

Talenti i Dortmundit mund të vendosë rekord edhe në Champions

Futbollisti i talentuar i Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko, mund të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve.

Moukoko është pjesë e ekipit të Borussia Dortmund, që do të paraqitet kundër Club Brugge.

Të shtunën, Moukoko u bë lojtari më i ri që u paraqit në Bundesligë, ndërsa kundër Club Brugge mund të bëhet më i riu që paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti nga Kameruni, që është pjesë e kombëtares së të rinjve në Gjermani, por me paraqitjet e mira te grup moshat e reja te Dortmund, ka fituar një vend në ekipin e parë, vetëm katër ditë pasi mbushi 16 vite.

Erling Haaland, që është sulmuesi i parë i Dortmund, ka thënë se Moukoko është një mrekulli e vërtetë dhe një nga talentet më të mëdhenj në botën e futbollit.