Piatek drejt rikthimit në Serie A

Piatek drejt rikthimit në Serie A

Sulmuesi polak, Krzystof Piatek, duket se është shumë pranë rikthimit edhe njëherë në Serie A, por jo kësaj radhe atje ku ishte, te Milan apo Genoa.

Kjo pasi skuadra e Fiorentinës është duke menduar për të përforcuar sulmin e saj dhe është lakuar pikërisht emri i bomberit polak, raporton e përditshmja italiane “La Nazione”.

Skuadra e tij aktuale, Hertha Berlin është shprehur e gatshme për të diskutuar për transferimin e tij, njëherë në një formë huazimi dhe pastaj me të drejtë blerjeje për një shifër prej 18 milionë eurosh, transmeton insajderi.

Në fillim për skuadrën “Viola” u lakua edhe emri i Arkadiusz Milik mirëpo një transferim i sulmuesit të Napolit dukej shumë më i vështirë për të ndodhur, pasi paga e lojtarit është shumë e lartë për buxhetin e klubit nga qyteti i Firences.