Dailymail: Manchester nuk arriti ta shfrytëzoj Januzajn
BKT
Sport

Dailymail: Manchester nuk arriti ta shfrytëzoj Januzajn

Real Sociedad është duke prirë në La Liga dhe po bënë mjaftë mirë edhe në Europa League.

Adnan Januzaj ka qenë njëri nga më meritorët për suksesin e skuadrës spanjolle, me yllin nga Istogu që ka gjetur mjaftë mirë vetën.

“Dailymail” ka bërë një shkrim në lidhje me të duke e fajësuar Manchester United që ia humbi shkëlqimin lojtarit.

Gazeta e madhe britanike ka thënë se David Moyes është një nga ta që nuk arriti ta shfrytëzoj Januzajn në stilin e lojës.

Nëse Sociedadi arrin të triumfoj këtë sezon në La Liga, atëherë Januzaj do të kishte një vend shumë të merituar në këtë sukses, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, duke e parë konkurencën e fortë në La Liga, një vend në Top4 do të ishte sukses i madh për skuadrën.