
20:03 / 25.11.2020
Duka për vdekjen e Maradonës: Futbolli humbi një mbret
Për vdekjen e Diego Armando Maradonës ka reaguar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka.
Ai ka shkruar se me vdekjen e Maradonës futbolli ka humbur një mbret dhe se ajo çfarë sulmuesi argjentinas ka lënë prapa tij është shumë më e madhe se vitet e jetës së tij.
Ky ishte postimi i tij:
“Futbolli humbi një mbret! Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta duke lënë një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në botën e madhe të futbollit. Qoftë i parajsës, sepse ç’ka lënë është miliona herë më e madhe se vitet e jetës...”
Është pavdekësia!