Intervista e fundit e Maradonës: Futbolli më dha gjithçka që kam

Intervista e fundit e Maradonës: Futbolli më dha gjithçka që kam

Lajmi i vdekjes së Maradonës shokoi të gjithë adhuruesit e tij në mbarë botën.

Nisur nga ky fakt, mediat europiane kanë rikthyer në kujtesën e të gjithëve intervistën e fundit të Diegos, që është bërë në kohën gjatë pandemisë në Argjentinë ku ka deklaruar se nëse nuk do të kishte përdorur lëndë narkotike ai do të kishte vazhduar të luante edhe më shumë.

“Unë jam në fund dhe jam shumë i lumtur. Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga se imagjinoja. Dhe nëse nuk do të krijoja varësi nga drogërat, mund të kisha luajtur edhe më tepër”, tha fillimisht fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, transmeton insajderi.

“Tani unë kam një dëshirë, dhe ajo është që kjo pandemi të kalojë sa më shpejtë dhe Argjentina ime të shkojë përpara. Unë dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur” ishin fjalët e fundit në intervistë të Maradonës.