Ballkani del fitues nga Drenica
BKT
Sport

Ballkani del fitues nga Drenica

Bllkani vazhdon që të forcohet si lideri i tabelës në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga ismet Munishi ka fituar të enjten në Skënderaj ndaj Drenicës vendase me rezultat 2-1. 

Golin e parë në ndeshje e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e tretë, kurse rezultatin e dyfishoi Mirlind Daku në minutën e 29-të.

Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Azem Bejta në minutën e parafundit të kohës së rregullt.

Ballkani është në vendin e parë me 32 pikë, e pasur nga Drita që ka pesë pikë më pak si dhe një ndeshje më pak.