Uzuni: Ja çka më tha Ronaldo
BKT
Sport

Uzuni: Ja çka më tha Ronaldo

Myrto uzuni, futbollisti shqiptar që aktivizohet te ferencvaros e i cili i shënoi Juventusit në Champions League ka treguar për bisedën me Cristiano Ronaldon. 

"“Pas ndeshjes e falënderova. I thashë: ‘Faleminderit për fanellën’ dhe nuk mund të rrija pa i thënë: ‘Je lojtari më i mirë në botë’. Më tha: ‘Faleminderit dhe veç vazhdo të punosh’. Kur ndërruam fanellat nuk tha asgjë për festimin, por në pushim, pasi dolëm në fushë për të dytën më tha diçka. Më tha: ‘Festimi siuuu’. Dhe ma bëri me gisht duke buzëqeshur", ka treguar ai.